Telegrafi

Rrufetë vrasin nëntë lopë në Greqi

Rrufetë në Greqinë veriore kanë vrarë bagëti dhe kanë shkaktuar zjarre gjatë një vale të nxehti që preku pjesën më të madhe të Evropës Jugore.

Disa zjarre u raportuan pranë qytetit të Kozanit, 450 kilometra në veri të Athinës, pas një stuhie të thatë pa reshje shiu, shkruan AP.

Më në veri, pranë qytetit grek të Florinës, zyrtarë nga një organizatë publike e sigurimit bujqësor njoftuan se nëntë lopë u vranë nga goditjet e rrufesë në një fermë bagëtish dhe disa kafshë të tjera u plagosën.

Pronari i fermës Alexandros Tsikos tha se i gjeti kafshët të ngordhura në një zonë kullotjeje pranë hambarit.

Ndryshe, temperaturat u ulën pak, por të larta deri në 40 gradë Celsius mbetën në disa pjesë të vendit, ndërsa rreziku i zjarreve pranë Athinës dhe në Greqinë jugore mbetet i madh.

Nuk është hera e parë që nxehtësia e rrezikshme ka prekur kombin mesdhetar këtë verë.

Tre turistë që vizituan Greqinë vdiqën mes temperaturave ekstreme dhe valëve të të nxehtit në qershor, duke përfshirë një amerikan.

Temperaturat arritën kulmin, duke shkaktuar mbylljen e shkollave, vendeve historike dhe më shumë. /Telegrafi/