Kompania për hulumtime Glassdoor, ka zbuluar se ngritja e rrogës i bën më të lumtur punonjësit, por ka gjëra të tjera që i kënaqin edhe më shumë, transmeton Telegrafi.
Në hulumtimin që është bërë me 221 mijë të punësuar, rezymetë e tyre rezultojnë se ka gjëra të tjera që i kënaqin ata më shumë në punë.
Sipas gjetjeve, rritja e rrogës i kënaq përkohësisht.
Por, çfarë do bënte që punonjësit të jenë më të lumtur? Këto janë përgjigjet, që kanë dhënë të anketuarit:
1. Kultura dhe vlerat
2. Mundësitë për karrierë
3. Pozita udhëheqëse
4. Balanci punë/jetë
5. Kompenzimi dhe benifitet
6. Perspektiva biznesore
Puna që lejon të arrihen qëllimet e jetës, është konsideruar nga të anketuarit si ideale. /Telegrafi/