Telegrafi

Rrjeti shoqëror i Alibabas

Zëdhënësi i Alibaba Group konfirmoi se shërbimi i tyre për rrjetëzim shoqëror do të quhet “Laiwang”, dhe se do të jetë në dispozicion përmes shfletuesve të Internetit në kompjuterët klasik dhe përmes aplikacioneve përkatëse për Android dhe iPhone.

Për momentin vetëm është konfirmuar se shërbimi është në fazën beta të testimit, por nuk janë publikuar kurrfarë detaje shtesë e as koha kur shërbimi do të lëshohet në dispozicion publik. /Telegrafi/