Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena, kanë firmosur marrëveshje me rëndësi me të cilën Istogu dhe 20 fshatra kalojnë në menaxhimin e kompanisë edhe për sistemin e rrjetit të kanalizimit.
Këtë gjë e kanë bërë të ditur KRU “Hidrodrini”, nëpërmjet rrjetit social Facebook, të cilët kanë njoftuar konsumatorët e saj për bashkëpunimin më komunën e Istogut dhe cilat fshatra do të lidhen me sistemin e kanalizimit.
“Zonat që kanë kaluar në menaxhim nga sot janë qyteti i Istogut, Istogu i poshtëm, Muzhevina, Tomoci, Dubrava, Rakoshi, Uça, Llukaci i thatë, Zallqi, Gurrakoci, Lubozhda, Prigoda, Vrella, Studenica, Orroberda, Kaliqani, Banja, Staradrani, Kovraga, Shushica dhe Zhakova ku banorët janë të kyçur dhe e shfrytëzojnë rrjetin e kanalizimit”, kanë shkruar nga KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, KRU “Hidrodrini”, gjithashtu ka ndërmarrë disa aksione për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në disa vende të Istogut, për shkak të keqpërdorimit të ujit nga qytetarë të papërgjegjshëm. /Telegrafi/