Telegrafi

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Për dallim nga versioni i vjetër, tani Kozzer është fokusuar kryesisht në promovimin e produkteve dhe shërbimeve nga secili biznes që regjistrohet në Kozzer. Ekipi i rrjetit Kozzer ka sqaruar se është punuar me muaj të tërë, dhe ka studiuar në detaje eksperiencën e përdoruesve që publikimi dhe qasja te ofertat të jetë sa më praktike dhe e shpejtë. Ata po ashtu theksojnë se versioni i ri është shumë më i përdorshëm edhe nga ata që kanë pak, ose fare eksperiencë në këtë fushë.


Tani në Kozzer mund të regjistrohet secili biznes kosovar falas, ose përmes pakove tjera të anëtarësimit, varësisht prej kërkesës dhe sasisë së publikimit të materialeve promovuese. Pas regjistrimit, secili biznes mund të publikoj ofertat e tyre online.

Gjithashtu risi është edhe porositja e produkteve ose shërbimeve profesionale. Kjo nënkupton se bizneset që kanë nevojë për produkte ose shërbime konkrete, ti drejtohen rrjetit Kozzer për ofertë. Më pas, Kozzer merr ofertat më të mira dhe më serioze nga bizneset në rrjet. Kështu produktet ose shërbimet do të jenë nga burime të sigurta dhe të garantuara nga Kozzer.

Për shërbimet ose produktet tjera me pagesë, Kozzer përkrahë edhe pagesat online, përmes operatorëve ndërkombëtar të licencuar për këtë shërbim.

Rrjeti Kozzer që nga viti 2005 vazhdon të të jetë faktor i rëndësishëm në promovimin e bizneseve kosovare, duke zhvilluar aplikacione dhe teknologji përkatëse për të qëndruar vazhdimisht në vijë me zhvillimet globale në fushën teknologjisë dhe informacionit.

Kozzer premton se do të vazhdoj të sjell mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët e vendit. /Telegrafi/

Vizito Faqen www.kozzer.com