Site icon Telegrafi

Rrjetet sociale vërshojnë nga batutat për humbjen e Dinamo Zagrebit, klubit kroat i ‘vendosin’ një logo të re

Humbja e rëndë e Dinamo Zagrebit në Mynih frymëzoi kroatët të bëhen viral në rrjetet sociale. Dinamo pësoi nëntë gola dhe kështu pësoi humbjen më të rëndë në karrierë.

Dinamo Zagrebi pësoi humbjen më të madhe në histori në ndeshjen e parë të sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e Mynihut ndaj Bayernit, kampionët kroatë u mundën me rezultat të thellë 9-2 dhe kështu u bënë klubi i parë në historinë e kësaj gare që pësoi nëntë gola në një ndeshje.

Bayerni tashmë shënoi tre gola në pjesën e parë, vetëm që Dinamo të rikthehet për një moment në lojë dhe të shënojë në fillim të pjesës së dytë për të bërë rezultatin 3-2.

 

Mirëpo, kjo vetëm sa i tërboi lojtarët e Bayernit, të cilët pa mëshirë ia mbushën rrjetën Ivan Nevisticit deri në fund, duke i shënuar edhe gjashtë herë të tjera për fitoren 9-0.

Kjo humbje e thellë ka bërë që Dinamo të bëhet ‘meme’ në rrjetet sociale, pasi batutat ndaj tyre nuk janë ndalur, derisa ia ndryshuan edhe logon e klubit. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version