Telegrafi

Rrjetet sociale gjithnjë e më të rëndësishme për politikën

Mirëpo, ka disa zëra që thonë se kjo formë e komunikimit është ende shumë e re për të qenë shumë e besueshme.
Me siguri se njëra ndër inovacionet më të reja të fushatave zgjedhore të vitit të kaluar, por edhe të këtij viti ka qenë mbulimi medial nga ngjarjet dhe zhvillimet e rrjeteve sociale më të mëdha në botë për momentin.

Dhe kjo, jo vetëm për të pasur mundësi numrimi potencial të numrit të votuesve, por edhe për të matur temperaturën e elektoratit në forma më të zgjeruara.

Javën e kaluar, titulli kryesor i revistës Politico për fushatën e kandidatëve për president në SHBA, ishte “Mitt, Paul janë duke fituar në Facebook”. Ndërsa, në të njëjtën kohë, Washington Post shkruante, “Romney ka kapur momentin në Karolinën Veriore, të paktën sipas një aplikacioni në Twitter”.

Postimet e natyrës politike në statuse, cicërimat e shumta, apo edhe mesazhet individuale në rrjetet sociale shihen si “pulsi më i mirë, më dinamik dhe më i madh i opinionit publik në histori”, nga gazetari i njohur Marshall Kirkpatrick.

Edhe politikanët shqiptarë me sa duket se e kanë kuptuar këtë trend, pasi që kohëve të fundit ata janë shumë aktiv në Facebook ose Twitter, me qëllim të krijimit të interaktivitetit të tyre me publikun.

Prandaj, nuk duhet të ju habis fakti nëse në zgjedhjet e ardhshme, politika shqiptare do t’i përdor rrjetet sociale si kanalet më të rëndësishme të komunikimit me elektoratin. / Telegrafi /