Telegrafi

Rrjetet sociale e chati, mjete për abuzimin ndaj mësuesve

Lajmi është konfirmuar nga mediat britanike të cilat i referohen një studimi ku janë pyetur të gjithë lektorët e këtij universiteti, nën kriterin e ruajtjes së anonimatit. Ndër rezultatet e tij ka dalë se, të paktën 72% e mësuaeve kanë pranuar se mbi ta është abuzuar përmes postës elektronike, chat-it ose rrjeteve sociale.

Në studim thuhet se nga këta, të paktën 35% e mësuesve të pyetur, japin edhe fakte që vërtetojnë abuzimin, ndërsa rreth 60% e tyre janë të seksit femër. Një element shqetësues që është vërejtur, është fakti se 26% e rasteve të abuzimit është ushtruan nga prindërit e studentëve.

Ky studim i bërë publik së fundmi është kthyer në një debat të gjerë publik në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/