Rrjedhja e gazit shkaktoi një shpërthim tejet të fuqishëm në provincën kineze Hebei në veri të vendit, ku si pasojë u shkëput e tërë fasada nga ndërtesa dhe dëmtoi veturat e parkuara pranë.
Si pasojë shpërthimit humbën jetën dy persona dhe 26 tjerë janë lënduar dhe dërguar me urgjencë në spital për trajtim, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/anthraxxx781/status/1767753803057840580?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1767753803057840580%7Ctwgr%5E07b27a462ae8ab64b4fb4ed300d1e3ea34d8fcba%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-eksplozija-u-restoranu-u-kini-dvoje-poginulo-26-ozlijedjenih%2F2546977.aspx
Shpërdhimi ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit në qarkun Sanhte, rreth 80 kilometra larg Pekinit. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një top i madh i zjarrtë ngritet në qiell, i përcjellë nga retë e tymit të zi.
https://twitter.com/anthraxxx781/status/1767773415333884238?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1767773415333884238%7Ctwgr%5E07b27a462ae8ab64b4fb4ed300d1e3ea34d8fcba%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-eksplozija-u-restoranu-u-kini-dvoje-poginulo-26-ozlijedjenih%2F2546977.aspx
Në shikim të parë dukej sikur ishte kryer ndonjë sulm i planifikuar, pasi dëmet ishin të mëdha, shumë vetura të shkatërruara, fasada e dëmtuar në ndërtesë si dhe copëza të xhamave që ishin shpërndarë nëpër rrugë e ndërtesa që ishte akoma e përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes menjëherë u shfaqen shumë njësi të policisë, ekipeve të shpëtimit si dhe kamionë të zjarrfikësve e autoambulanca. /Telegrafi/