Telegrafi

Rritje page për Kylian Mbappen që të mbetet te PSG, klubi i ofron 30 milionë euro

Dy lojtarët më të paguar në Francë aktualisht janë Neymar dhe Kylian Mbappe.

Braziliani është më i paguari, ndërsa francezi mban vendin e dytë, pasi përfiton një pagë që kap shumën e 25 milionë eurove në sezon.

Mediat franceze zbulojnë se Mbappe ka një klauzolë me parisienët që i jep mundësi lojtarit që paga e tij të rritet nga viti në vit.

Nëse momentalisht ai përfiton 25 milionë euro, në përfundim të kontratës e cila skadon në 2022, Mbappe do të paguhet 26.5 milionë euro ne sezon, përfshirë këtu edhe 2,2 milionë euro si premia.

Kjo shumë do të ndryshojë nëse sulmuesi do të rinovojë kontratën.

Kështu drejtuesit e klubit janë gati t’i ofrojnë yllit të kombëtares franceze një kontratë që kap shumën e 30 milionë eurove në sezon.

Pavarësisht humbjeve të mëdha që ka klubi për shkak të pandemisë që arrijnë deri në 240 milionë euro, drejtuesit janë gati të bëjnë një tjetër sakrificë për Mbappen. /Telegrafi/