Duket se porositë e shumta për rëndësinë e mbrojtjes personale nuk arrijnë tek të rinjtë. Në fakt, gjatë vitit të fundit, numri i të sëmurëve është rritur për 2.4 për qind. Chlamydia, një sëmundje seksuale e cila mund të shkaktojë infertilitet tek meshkujt dhe femrat, është rritur në mesin e popullatës së re për, madje, katër për qind, ka njoftuar Health Protection Agency.
Një në dhjetë të rinj, në mes moshave 16 e 24 vjeçare, të cilët nuk kanë simptome të jashtme, janë të prekur nga ndonjë sëmundje seksuale. Alarmante janë edhe të dhënat edhe se, çdo ditë e më shumë, të rinjtë sëmuren nga herpesi.
Mirëpo, për herë të parë shihet rënie e infeksionit me HIV tek personat heteroseksual. Ky nuk është rasti me popullatën homoseksuale e cila, sipas hulumtimeve më të reja, injoron porositë për seksin e sigurt.
“Që të zvogëlohet ky problem, duhet të ndryshohet qëndrimi ndaj përdorimit të kondomit”, ka thënë profesori, Pete Borriello, drejtor i agjencisë e cila ka kryer hulumtimin. Vendosja e kondomit, para seksit, duhet të bëhet me automatizëm, respektivisht njëjtë si vendosja e rripit të sigurisë para vozitjes me automjet.
Është brengosëse edhe e dhëna që numri i tinejxhereve të cilat vuajnë nga herpesi gjenital është për 16 për qind.
Që të evitohet shpërndarja e sëmundjes, të rinjtë duhet të marrin seriozisht vërejtjet dhe porositë dhe të shfrytëzojnë kondomët. Një herë në vit do të duhej të shkohet në testim për chlamydia, dhe të bëhet vizitë pas çdo ndryshimi të partnerit.