Ndërsa në përgjithësi një kompliment është një frazë xhentile, e cila nëse është e menduar mirë dhe e goditur bën efektin që ti kërkon. Dikush skuqet, dikush dyshon, dikush krekoset…
1. Ti je gjeni!
Edhe nëse është fjala për atë që ju ka propozuar të përdorni kuponin e gazetave ditore me rastin e blerjes së artikujve ushqimorë.
2. Flokët po të duken shumë bukur
Të jeni të bindur, ka shumë prej meshkujve që i kushtojnë më shumë kohë frizurës sapo të ngrihen nga shtrati, se sa juve jua merr mendja, transmeton Telegrafi.
3. Paskeni aromë të mirë
Edhe po qe se është fjala për parfumin apo për aromën e tij natyrale, ky kompliment çdo mashkulli ia ngre egon edhe më shumë.
4. Je i shkëlqyeshëm në… (atë që e bën)
Puna na merr kohën më të madhe të jetës. Të marrësh kompliment për atë që bën vërtet është gjë e madhe. Aq më parë nëse ka ndonjë epror i cili nuk e ka zakon të bëjë shumë komplimente.
5. A mund të më përpilosh një listë të këngëve?
Aq më parë nëse shijet tuaja janë të ndryshme. Këtë do ta përjetojë si një fitore të vogël për të cilën do të jetë krenar! /Telegrafi/