Telegrafi

Rritja e imunitetit lufton herpesin

Për sa kohë që ky herpes do të gjendet në buzë apo vende të tjera, varet nga imuniteti i organizmit.

Hani shëndetshëm, me shumë vitamina, flini mjaftueshëm dhe ushtroni. Barnat bimore të cilat përmbajnë rrënjë të bimës ehinacea, tradicionalisht janë mjete që e rrisin sistemin mbrojtës imunitar të organizmit. Mund të merren këto bimë mjekuese edhe në formë të tabletave, tinkture apo çajeve.

Mendohet dhe ka të dhëna se hudhra dhe zhenshen e forcojnë imunitetin. Mund të përdorni për ushqim produktet e pasura me lizinë (mishi, patatja, qumështi, peshku, vezët, jogurti, fasulja), ndërsa duhet larguar menyja ditore ushqimet e pasura me aminoacide – argininë (çokollata, kikirikët, frutat me bërthamë, farat, farat e grurit, etj.). /Telegrafi/