Telegrafi

Rritja e hovshme e Pinterestit

Pinterest është rrjeti shoqëror i nisur para pak më shumë se dy vitesh që gjatë disa muajve të fundit po shënon rritje jashtëzakonisht të madhe. Sipas të dhënave të kompanisë Tamba, numri i vizitave unike ditore në Pinterest është rritur nga 2 milion gjatë muajit janar në 4 milion në mars. Numri më i madh i shfrytëzuesve të rrjetit janë gratë e moshës në mes 25 dhe 54 vjeç, por gjithnjë e më shumë po e tërheq interesimin e meshkujve përqindja e të cilëve në mesin e shfrytëzuesve të rinj është rritur nga 20% gjatë janarit në 28% gjatë marsit.

Gjithashtu theksohet edhe se Pinterest po krijon gjithnjë e më shumë të hyra, respektivisht posedimi në mesin e të gjitha rrjetave shoqërore është rritur nga 1% gjatë çerekut të dytë të vitit të kaluar në 17% gjatë çerekut të dytë të këtij viti. Njëkohësisht posedimi i Facebookut ka rënën nga 89 në 82%, e Twitter ka rënë në 1% nga 10%. /Telegrafi/