Site icon Telegrafi

Rritja e çmimit të naftës rrezikon rigjallërimin

Luhatshmëria ekstreme e çmimit të naftës gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit nuk ka dhënë shenja stabilizimi, ndërkohë që çmimi është dyfishuar që nga fillimi i këtij viti, pavarësisht ekonomisë jashtëzakonisht të dobët.

Destabiliteti i çmimeve të naftës dhe gazit po vënë në vështirësi zyrtarët e qeverive dhe analistët, të cilët kanë frikë se një luhatshmëri e tillë mund të vendosë nën rrezik rigjallërimin ekonomik botëror.

Ato po pengojnë gjithashtu kompanitë dhe konsumatorët, të cilët po përballen me efektet e koncesionit, ndërsa përpiqen të parashikojnë se sa mund të jetë çmimi pas një apo dy vjetësh.

Vrapimi i çmendur i naftës ndodhi gjatë 12 muajve të fundit. Verën e kaluar, çmimet fluturuan në 145 dollarë për fuçi, ndërsa ranë në dhjetor në 33 dollarë për shkak të krizës. Por qe nga janari, çmimi i saj është dyfishuar sërish në 70 dollarë.

“Ta quash këtë situatë luhatshmëri ekstreme, mund të jetë jo tërësisht saktë”, – komentoi një kompani ajrore. Kompania po përpiqet të mbrojë veten nga luhatshmëria, por duket se nuk po ia del dot, gjë që e ka shtyre të mbaje çmime tepër të larta për klientët, të cilët për pasojë udhëtojnë me pak.

“Është shumë e vështirë të përdorësh logjiken ne një situatë të tillë”, sipas ekspertëve.

Në total, asnjë konsumator apo biznes nuk është në gjendje të bëjë plane afatgjata për shkak se ecuria e çmimit i lëndës djegëse e bën shumë të pasigurt jetesën. Për pasojë pasiguria në ekonomi rritet dhe njerëzit tentojnë të mbrojnë veten, duke ulur konsumin.

E gjithë ekonomia botërore mund të vuajë pasojat e kësaj situate, pasi fundi i krizës mund të vonojë dhe shenjat e rigjallërimit mund të jenë jetëshkurtra.

Analistët janë të shqetësuar edhe për faktin se çmimet po bëhen të paparashikueshme. “Çmimi i naftës duket se nuk përcaktohet me nga kërkesë/oferta dhe nuk ndikohet nga kërkesa e dobët”, – njoftoi në një raport të vetin Deutsche Bank.

“Njerëzit nuk e pëlqejnë një luhatshmëri të tillë, ata dëshirojnë të dinë se sa do të jenë kostot e tyre”, – u shpreh një analist. Kompanitë ajrore duket se do të jenë me të goditurat nga kjo situatë. Çmimet e tyre të përcaktuara në fillim të vitit, bazoheshin në një kosto karburanti shumë me të ulët nga sa doli.

Exit mobile version