Tensionet thuhet se po ziejnë brenda skuadrës së Manchester United pas fillimit të tmerrshëm të sezonit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag.
Sipas MEN, ka një shqetësim në rritje mes disa lojtarëve të United. Mediumi shton se ka “shqetësim në rritje për menaxhimin e Ten Hag dhe ka pakënaqësi midis lojtarëve të caktuar ndaj shokëve të skuadrës”.
“Disa lojtarë nuk janë të impresionuar gjithashtu me drejtimin e përgjithshëm të klubit pasi rishikimi i tij strategjik hyn në muajin e 12-të”.
United u eliminua nga Carabao Cup të mërkurën mbrëma pasi humbi 3-0 në shtëpi nga Newcastle, vetëm tre ditë pasi u mund në derbin e Mançesterit me të njëjtin rezultat.
Ata tashmë kanë humbur pesë ndeshje në shtëpi tashmë këtë sezon, dhe kanë pësuar tetë humbje gjithsej, duke i lënë të tetat në tabelë, jashtë një gare kupe, dhe në rrezik për të mos arritur në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ten Hag ka shumë gjasa që të shkarkohet deri në fund të këtij viti, nëse vazhdon me këtë formë, derisa Man United duhet të paguajë mbi 20 milionë euro për largimin e tij. /Telegrafi/