Site icon Telegrafi

Rritet presioni mbi Manchester Unitedin, Zidane duket se ka zgjedhur Francën

Manchester United është duke kërkuar një trajner që i përshtatet filozofisë së lojës së tyre, por edhe që mund t’u rikthejë lavdinë në Ligën Premier dhe në Evropë.

Djajtë e Kuq janë duke e monitoruar situatën e Ole Gunnar Solskjaerit, gjersa ende nuk kanë dhënë sinjale se strategu mund të shkarkohet.

Humbja 5-0 ndaj Liverpoolit dhe ajo 2-0 përball Manchester Cityt, ka luhatur paksa pozitën e norvegjezit, me AS që raporton se Zinedine Zidane është në listën e tyre.

Mirëpo, mediumi spanjoll raporton po ashtu se klubi nga qyteti i Manchesterit është nën presion, pasi që francezi mund të drejtojë kombëtaren nga vendi ku vije.

Kampioni në fuqi i botës aktualisht është nën menaxhimi i Didier Deschamps, por rrugët mund të ndahen para startit të “Katar 2022”.

Në listën e Unitedit besohet të jetë edhe Erik ten Hag i Ajaxit, por që trajneri dëshiron të mbyllë edhe këtë edicion në Holandë. /Telegrafi/

Exit mobile version