Po vazhdon procesi zgjedhor në rajonin e Gjilanit, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e para të numrit të votuesve.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në ora 15:00 në komunat e Rajonit të Gjilanit, komunat si; Kamenicë, Novobërdë, Viti, Ranillug, Partesh dhe Kllokot kanë votuar 59,398 qytetarë.
Në Komunën e Gjilanit deri në ora 15:00, nga 103 mijë e 616 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 27, 906 apo 26.93 përqind.
Ndërsa, në Komunën e Kamenicës kanë votuar 10,266 qytetarë nga 33 mijë e 775 sa kanë të drejtë vote. Deri në ora 15:00 është regjistruar 30.50 përqind e votuesve në këtë komunë.
Ndërsa, në Komunën e Novobërdës kanë votuar 3855 qytetarë nga 9820 sa kanë të drejtë vote. Deri në ora 15:00 është regjistruar 39.26 përqind e votuesve në këtë komunë.
Në Komunën e Vitisë nga 49 mijë e 54 votues, deri në ora 15:00 kanë votuar 12,298 qytetarë, apo 25.07 përqind.
Në Komunën e Ranillugut nga 5069 votues, deri në ora 15:00 kanë votuar 2387 qytetarë, apo 47.09 përqind.
Në Komunën e Parteshit nga 4882 votues, deri në ora 15:00 kanë votuar 1327 qytetarë, apo 27.18 përqind.
Në Komunën e Kllokotit nga 3871 votues, deri në ora 15:00 kanë votuar 1359 qytetarë, apo 35.10 përqind. /Telegrafi/