Site icon Telegrafi

Rritet numri i votuesve në rajonin e Gjakovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e numrit të votuesve të cilët kanë votuar deri në orën 15:00 në komunat e Rajonit të Gjakovës, ku vërehet një rritje e konsiderueshme e numrit të votuesve që nga ora 11:00.

Nga 9039 votues që kishin votuar në komunën e Gjakovës, nga të dhënat e KQZ-së bëhet e ditur që deri në ora 15:00 numri i qytetarëve që kanë votuar ka shkuar në 23 mijë 864 qytetarë.

Ndërsa ky numër ka shënuar rritje edhe në komunën e Rahovecit, ku nga 3144 qytetarë që kishin votuar deri në ora 11:00, deri në ora 15:00 numri i votuesve në këtë komunë ka arritur në 11 mijë e 623 votues.

Numri i votuesve ka shënuar rritje edhe në komunën e Malishevës, ku nga 4684 votues sa kishin votuar në ora 11:00, sipas të dhënave të KQZ-së deri në ora 15:00 numri i votuesve në këtë komunë ka shkuar në 15 mijë e 627 votues.

198 ishte numri i votuesve në komunën e Junikut deri në ora 11:00, derisa deri në orën 15:00 numri i votuesve në këtë komunë ka arritur në 1308. /Telegrafi/

Exit mobile version