Telegrafi

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi, humbin jetën 13 persona – në mesin e të lënduarve edhe dy shtatzëna

Numri i të vdekurve pas shpërthimit të vullkanit Semeru në ishullin indonezian Java është rritur në 13, derisa dhjetëra tjerë kanë mbetur të ngujuar pas shpërthimit – por pas intervenimit të ekipeve të shpëtimit janë shpëtuar.

Semeru, është kodra më e lartë në ishullin Java, e cila të shtunën nxori sasi të madhe të gazrave toksike, avull dhe hirin që përfshiu fshatrat përreth – duke i detyruar të ikin nga ajo zonë, transmeton Telegrafi.

Zyrtari i BNPB-së, Abdul Muhari, ka njoftuar se dy nga 13 të vdekurit janë identifikuar. Ndërkaq është bërë e ditur se 98 persona kanë pësuar lëndime, në mesin e të cilëve edhe dy shtatzëna.

BNPB gjithashtu ka njoftuar se të paktën 35 persona janë hospitalizuar, e zëvendëskryetari i rajonit Lumayang, Indah Masdar, ka thënë se 41 persona kanë pësuar djegie. /Telegrafi/