Në 24 orët e fundit, 364 persona janë konfirmuar si raste të reja me coronavirus gjersa pesë persona kanë vdekur në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Nga kjo, vetëm në Federatën e Boshnjake, 222 janë pozitivë dhe pesë njerëz kanë ndërruar jetë, raporton klix.ba.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet boshnjake, përveç Posavinës.
Deri më sot, 15,661 pacientë janë shëruar gjersa raste aktive janë 2.679.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 903 gjersa me coronavirus të infektuar janë 28710 persona. /Telegrafi/