Telegrafi

Rritet numri i të vdekurve pas dy sulmeve vetëvrasëse në Irak

Ka shkuar numri në të paktën 28 njerëz që janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse me bombë në një zonë tregtare të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, thanë zyrtarët.

Kriminelët hodhën veten në erë një treg veshjesh në Sheshin Tayaran ndërsa ndiqeshin nga forcat e sigurisë, raporton aljazeera.

Sulmi i fundit vdekjeprurës në qytet ishte në janar të 2018, kur 35 vetë u vranë në të njëjtin shesh.

Asnjë grup nuk ka thënë se ka kryer sulmin e fundit, por dyshimi do të bjerë mbi grupin xhihadist Shteti Islamik.

Qeveria irakiane shpalli fitoren në luftën e saj kundër IS në fund të 2017. Megjithatë, qelizat e gjumit vazhdojnë të bëjnë një kryengritje të nivelit të ulët në vend, duke vepruar kryesisht në zonat rurale dhe duke synuar forcat e sigurisë. /Telegrafi/