Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 ka realizuar një numër më të madh të lëndëve penale të ndryshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të këtij viti, prokurorët e kësaj prokurorie kanë përfunduar gjithsej 267 lëndë penale, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë përfunduar 195 lëndë.
Në këtë tremujor, është shënuar edhe një rritje e numrit të lëndëve të bartura, të cilat kanë arritur në 2,231, krahasuar me 1,714 lëndë të bartura në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, gjatë tre muajve të parë të vitit 2025 janë pranuar gjithsej 269 lëndë penale të ndryshme, në krahasim me 530 lëndë të pranuara në periudhën përkatëse të vitit 2024.