Telegrafi

Rritet ndjeshëm vlera e Amir Rrahmanit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, vazhdon të ketë rritje të madhe në tregun e futbollistëve.

Tashmë vlera e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani është dyfishuar në Transfermarkt, ueb faqe kjo që merret me vlerat e lojtarëve dhe klubeve.

Qendërmbrojtësi në këtë ueb faqe kushtonte diku rreth gjashtë milionë euro, por forma e mirë ka bërë që të dyfishohet vlera në 12 milionë euro.

Amiri për momentin luan te Hellas Verona ndërsa ka nënshkruar kontratë me Napolin dhe do t’i bashkohet në fund të sezonit.

Kurse kur do të transferohet te “Napolitanët” do të fitojë rreth 1.8 milionë euro në sezon.

Këtë sezon Rrahmani ka pasur rol të rëndësishëm te Verona duke qenë i pranishëm në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Verona është e gjashta në renditjen e Serie A. /Telegrafi/