Site icon Telegrafi

Rritet edhe më tej ndikimi rus në gazetarët serbë, Sergei Lavrov pranon ‘dhuratë’ nga ish-avokati i Karaxhiqit

Nga 11 deri më 16 shtator 2021, në Soçi të Rusisë është mbajtur Forumi i Gazetarisë Ruse “All Russia 2021”.

Në këtë forum morrën pjesë edhe përfaqësues nga “Shtëpia Ruse” në Beograd, të shoqëruar nga gazetarë serbë rusofil.

Drejtori i “Shtepisë Ruse” në Beograd, Evgeny Baranov përçoi një mesazh kërcënues për vendet e rajonit dhe vërtetoi edhe njëherë ndikimin rus ne Serbi.

“Ne jemi duke edukuar gradualisht shtypin serb se ne nuk jemi vetëm një sallë me ekspozita të bukura, por jemi nje platformë ku diskutohen edhe temat më ogurzeza”, tha Baranov.

Baranov tutje shtoi se, “me kalimin e kohës, ne do të shndërrohemi në një qendër ku gazetarët serbë do të ndihen rehat për të punuar”.

Gjatë këtij forum ishte i pranishëm edhe shefi i diplomacisë së Kremlinit, Sergei Lavrov.

Ai pranoi një “dhuratë” nga avokati dhe opinionisti serb i Sputnikut, Goran Petronijeviq.

Petronijeviq kishte ushtruar presion në Komunën shqiptare të Medvegjës, që fshati i tij të quhet “Putinovo”, për shkak të simpatisë së madhe ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Ai ka qenë avokat i kriminelit serb të Bosnjës e Hercegovinës, Radovan Karadziq në Hagë.

Gjithashtu, Petronijeviq ka qenë mbrojtësi edhe i gjeneralit serb në pension Bratislav Dikiq, i dyshuari kryesor në tentim grusht shtetin në Mal të Zi, të organizuar shërbimet ruse të inteligjencës.

Në anën tjetër, një delegacion i “Shtëpisë Ruse” në Beograd vizituan Kosovën në muajin maj të këtij viti, për t’u takuar me përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe për të vizituar serbët në kishat ortodokse. Ata ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version