Telegrafi

Rriten të hyrat në Twitter

Kompania për hulumtimin e tregjeve eMarketer i prognozon Twitterit të hyra dukshëm më të mëdha gjatë këtij viti. Vitin e kaluar Twitter ka fituar 45 milionë dollarë nga reklamimi, e shuma këtë vit do të mund të rritej në 150 milionë.

Prej tyre, 140 milionë dollarë do të duhej të vijnë nga Shtetet e Bashkuara, e sipas të hyrave Twitter ende është dukshëm larg Facebookut në segmentin e rrjeteve për shoqërim. Vendin e dytë sipas të hyrave nga reklamimi ende e mban rrjeti paksa i harruar MySpace.

Prognozat e eMarketer për vitin e ardhshëm janë edhe më optimiste – atëherë Twitter nga reklamimi do të duhej të fitonte 250 milionë dollarë dhe të merr vendin e dytë në listën e të hyrave në segmentin e rrjeteve për shoqërim. /Telegrafi/