Helikopteri i Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës tip UH-1H i Forcave Ajrore dhe Brigadës së Mbrojtjes Ajrore ka rënë në liqenin e Jabllanicës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në orën 11 të paradites.
Siç shihet edhe në videon e “Black Chronicle”, momenti i “goditjes në ujë” ka qenë mjaft i fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Mediat vendase kujtojnë se helikopteri ishte i angazhuar në një test për një stërvitje të planifikuar me mbrojtjen civile të Komunës së Konjic, e cila ishte dashur të zhvillohej të enjten.
Ai kishte një ekuipazh prej katër anëtarësh të përbërë nga një pilot, një bashkë-pilot, një teknik fluturimi dhe një specialist të shërbimit të kërkim-shpëtimit.
Një anëtar i ekuipazhit u lëndua dhe u trajtua në njësi të urgjencës në Konjic. /Telegrafi/