Site icon Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan rus në Afganistan, dyshohet se gjendeshin katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë

Policia në veri të Afganistanit ka pranuar informata se është rrëzuar një aeroplan në provincën Badashkan.

Aeroplani është rrëzuar në një zonë malore në veri të Afganistanit, transmeton Telegrafi.

Deri në këto momente nuk ka informacione për llojin e aeroplanit, shkakun e rrëzimit apo për viktima potenciale.

Mediat e atjeshme raportojnë se zyrtarë të paemëruar talebanë, kanë thënë se bëhet fjalë për një aeroplan komercial nga India. Megjithatë aviokompanitë indiane kanë njoftuar se fluturaket e tyre nuk fluturojnë në atë drejtim.

Më pas u raportuar se bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Falcon 10, që është regjistruar në Rusi. Thuhet se aeroplani kishte ndërprerë komunikimin me kullën dhe se ishte zhdukur nga radari.

Në fluturake sipas informacioneve të para ishin gjashtë persona, pra katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version