Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan në Greqi, fluturakja ushtarake gjatë një fluturimi stërvitor ra 500 metra larg aeroportit

Autoritetet greke njoftuan se një aeroplan stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar në Kalamatë.

Ueb-faqja Prototema raporton se sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një aeroplan T-2 Bakaj me dy ulëse, në të cilin në momentin e aksidentit ndodhej vetëm një person.

Aeroplani thuhet se është rrëzuar në rrethana të pashpjegueshme rreth 500 metra në veri të aeroportit, pranë zonës Ari të Micromania, transmeton Telegrafi.

Fluturakja është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, e raportohet se para rrëzimit të fluturakes janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.

E fluturakja ishte prodhim amerikan që shërbente për trajnim të pilotëve grekë pranë Forcave Ajrore. /Telegrafi/