Një aeroplan i vogël i cili u ngrit nga aeroporti i Zemunit në Beograd, është rrëzuar sot rreth orës 12:10 në afërsi të Batajnicës në Serbi.
Fillimisht ishin banorët e zonës që raportuan se diçka ishte rrëzuar, dhe se në një fushë misri po dilte tym i zi.
Në vendin e ngjarjes u nisën menjëherë ndihma e shpejtë, policia dhe zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.
Mediat e atjeshme raportojnë se piloti i aeroplanit të rrëzuar ka humbur jetën, dhe se identiteti i tij është zbuluar nga policia.
Bëhet fjalë për Aleksandar Arsiq, i cili në momentet e fundit ia kishte bërë me dije kullës se nuk po i funksionojnë komandat.
Këtë e ka konfirmuar edhe i biri i tij i cili, theksoi se aeroplani u rrëzua në afërsi të autostradës që lidhë Beogradin me qytetin e Novi Sadit. /Telegrafi/