Site icon Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan luftarak amerikan në Korenë e Jugut

Një aeroplan luftarak amerikan F-16 u rrëzua gjatë stërvitjes të shtunën pranë një baze ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.

Aeroplani, i cili i përkiste “Krahu 8 Luftarak”, “u rrëzua në një zonë bujqësore pranë bazës ajrore Osan rreth orës 9:45 të mëngjesit”, sipas kohës lokale, njoftuan Forcat Ajrore të SHBA-së në Korenë e Jugut.

Piloti u hodh në mënyrë të sigurt dhe u transportua në objektin më të afërt mjekësor, deklaroi ushtria. Asnjë civil nuk u lëndua nga incidenti, raporton cnn.

Departamenti lokal i zjarrfikësve u dërgua për të shuar zjarrin, shkroi në Twitter guvernatori i provincës Gyeonggi të Koresë së Jugut, Kim Dong-yeon.

Piloti po merrte pjesë në një fluturim rutinë stërvitor ndërsa po zhvillohen hetimet për incidentin.

Baza ajrore Osan është më e afërta e Forcave Ajrore të SHBA-së me Korenë e Veriut, rreth 64 kilometra nga kufiri i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version