Një aeroplan i tipit Boeing-737 me 133 persona është rrëzuar në pyjet e provincës kineze Gunagxi, e zjarri mund të shihet në vendin ku ka rënë fluturakja.
Ekipet e shpëtimit janë nisur për në vendin e ngjarjes, kurse akoma nuk ka informata për viktima, transmeton Telegrafi.
Sipas publikimeve në rrjetet sociale, më herët gjatë ditës ishte zhdukur nga radari aeroplani i China Eastern Airlines MU5735, që po udhëtonte nga Kunming drejt Guangzhou.
Ndryshe në pamjet amatore shihen zjarri, dhe një re e tymit të zi duke dalë nga vendi ku është rrëzuar aeroplani. /Telegrafi/
https://twitter.com/TTabaoshab/status/1505808018830618625?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505808018830618625%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fu-kini-se-srusio-avion-u-kojem-su-se-nalazie-133-osobe%2F220321029