Helikopteri që transportonte kreun e ushtrisë së Indisë, Bipin Rawat, është rrëzuar sot në shtetin indian Tamil Nadu, kanë bërë të ditur sot forcat ajrore të këtij vendi.
Helikopteri Mi-17V5 i forcave ajrore të Indisë në krye me gjeneralin Bipin Rawat, është rrëzuar sot në afërsi të Kunurit, thuhet në një kumtesë në Twitter, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër komanda e forcave ajrore nuk ka komentuar nëse Rawat është lënduar. E një televizion indian ka raportuar se persona të lënduar janë dërguar në spital, shkruan AP.
Pamjet e televizioneve lokale shfaqin helikopterin e përfshirë nga zjarri – derisa banorët tentojnë ta shuajnë. /Telegrafi/