Një aeroplan i vogël që barte gati gjysmë ton kokainë u rrëzua në Meksikë>
Gjithashtu është raportuar se dy persona të ekuipazhit kanë vdekur, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Meksikës.
Helikopterët ushtarakë meksikanë e hetuan aeroplanin dhe e ndoqën atë për qindra kilometra derisa i mbaroi karburanti dhe u rrëzua në zonën e shtetit të Queretaros, shkruan CNN.
Aeroplani barte rreth 400 kilogramë kokainë, shtuan autoritetet meksikane.
Incidenti ndodhi pak më pak se dy javë pasi një aeroplan biznesi i vjedhur në Meksikë u rrëzua në xhunglën e Guatemalës. Dhe në atë aksident, dy njerëz u vdiqën gjersa bartnin drogë dhe armë. /Telegrafi/