Site icon Telegrafi

Rrëzohet aeroplani në Korenë e Jugut, humbin jetën 151 persona

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë publikuar të rejat më të fundit sa i përket rrëzimit të aeroplanit.

Deri më tani raportohet për 151 të vdekur, në aeroplanin që transportonte 181 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, transmeton Telegrafi.

Aeroplani që ishte nisur nga Bangkoku i Tajlandës, u përplas në një mur deri po zbriste në pistën e aeroportit.

Dy anëtarë të ekuipazhit – dy burra dhe një grua janë shpëtuar nga “bishti” i aeroplanit që u përfshi nga zjarri.

Të tjerët që po konsiderohen të zhdukur besohet se kanë humbur jetën, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit. /Telegrafi/

Exit mobile version