Site icon Telegrafi

Rrëzohet aeroplani në Brazil, humbin jetën 14 persona

Një aeroplan i vogël me 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit – pilotin dhe kopilotin është rrezuar në Amazonë, kurse deri më tani nuk raportohet për të mbijetuar.

Fjala është për një aeroplan-taksi me të cilin po udhëtonin turistët amerikanë. Aeroplani u rrëzua rreth 400 kilometra nga Manaus, transmeton Telegrafi.

Hetimet kanë filluar, kurse një dy nga shkaqet e rrëzimit të fluturakes mund të jenë shirat e rrëmbyeshëm dhe gabimi i faktorit njeri.

Qendra për hetim dhe parandalim ka njoftuar se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet, për të përcaktuar saktë shkakun e rrëzimit.

Pamjet amatore shfaqin fluturaken e rrëzuar në një zonë malore, si dhe banorët e asaj zone që inspektojnë aeroplanin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version