Poezi nga: Guillaume Apollonaire
Përktheu: Faslli Haliti
Mikja ime unë mendoj për ty
Për ngjyrën tënde të dielltë për bukurinë
Shtëpia është bosh që kur rrezja ime e dielltë
Shkoi të zhytet në det
Po pe nëndetëset
Thuaju se të dua
Po të dendësohen retë
Thuaju se unë të adhuroj
Nëse batica tërbohet mbi shkëmbinjtë bregorë
Thuaju shkëmbinjve se je guri im më i çmuar
Nëse ndonjë kokrrizë rëre ndrit mes mijëra kokrrizave ranore
Thuaji se je i vetmi brilant që dua
Kur të shohësh postierin
Thuaji se me ç’padurim i pres unë letrat e tua
Të dërgoj mijëra të puthura dhe përkëdhelia
Që do të të vinë si fjalët që i mbledh antena telegrafike pa tel
Po pe të plagosur
Thuaju se e vetmja plagë imja është ajo që ke hapur ti në zemrën time
Nëse ndonjëherë mendon se mendimi im është përherë me ty
Ai është se të dua.