Kylian Mbappe zhvilloi një ndeshje të mirë me Francën kundër Uellsit ku fituan 3-0.
Por ishte një moment kur francezi tentoi të “mashtrojë” për të marr një penallti, gjë që nuk është pritur mirë as nga komentatori i ESPN, Craig Burley.
Sulmuesi i PSG-së u rrëzua në mënyrë teatrale duke u hedhur në tokë pas një përplasjeje me mbrojtësin Joe Rodon në minutën e 31-të të ndeshjes; një simulim që u vërejt shpejt nga gjyqtari portugez Luis Godinho.
Mbappe nuk mori karton të verdhë për mashtrimet e tij, megjithëse komentatori Craig Burley ishte i bindur se ai duhej ndëshkuar.
Ai madje e quajti “mashtrim absolut” rrëzimin, duk vazhduar edhe me fjalë si e “turpshme”. Nuk munguan as komentet në rrjetet sociale për këtë moment.
Harro këtë incident, skuadra e Didier Deschamps arriti të regjistrojë një fitore të lehtë me rezultat 3-0 kundër Uellsit falë golave të Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.
Ky rezultat erdhi edhe pas largimit nga loja të mbrojtësit Neco Williams që në fillim që kishte luajtur me dorë në zonë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=15auZuq9T0A