Site icon Telegrafi

Rrëzimi i aeroplanit në Indonezi – publikohen pamjet e zhytësve të cilët po gjurmojnë nëpër rrënojat në det

Flota detare indoneziane ka publikuar pamjet e zhytësve që po gjurmojnë nëpër rrënojat e aeroplanit që u rrëzua gjatë fundjavës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, aeroplani Boeing 737 u largua nga Xhakarta me 62 persona në bord, por u zhduk nga radari gjatë rrugës për në ishullin Borneo.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur tashmë pjesë të aeroplanit si dhe mbetje njerëzore.

Kutitë e zeza të avionit, të cilat janë lokalizuar ende nuk janë marrë nga autoritetet.

Një zyrtar theksoi urgjencën e misionit të kërkimit, që rifilloi të hënën në mëngjes, duke e quajtur atë operacion 24-orësh.

“Do të jetë një operacion gjatë gjithë ditës”, iu tha gazetarëve Rasman MS, kreu i agjencisë për operacionet e rrëzimit, kërkimit dhe shpëtimit.

“Nuk do të ketë pushime. Sa më shpejt t’i gjejmë viktimat aq më mirë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Exit mobile version