Pas fitores ndaj Skocisë në testin e fundit miqësor në prag të Evropianit, përfaqësuesja e Francës mbërriti në qendrën stërvitore Clairefontaine në Paris, ku binte në sy prania e forcave të shumta të sigurisë.
Edhe banorët pranë qendrës së grumbullimit të ‘Gjelave’ ishin të detyruar t’u bindeshin urdhrave të xhandarmërisë, duke qëndruan jashtë rrugës në momentin e mbërritjes së autobusit dhe automjeteve të tjera shoqëruese të kombëtares franceze.
Qendra stërvitore e Federatës Franceze të Futbollit do të jetë baza e ‘Les Bleus’ gjatë ‘Euro 2016’ dhe si masë paraprake për shmangien e sulmeve të mundshme terroriste është shtuar numri i forcave të sigurisë që do të ruajnë Clairefontaine, transmeton SuperSport.
Franca si organizatore e turneut mbetet një nga favoritet kryesore për t’u shpallur kampione e Evropës, trofe që për herë të fundit e ka fituar në vitin 2000.
Skuadra e Didier Deschamps do të luajë ndeshjen hapëse të Evropianit më 10 qershor, ku do të ketë përballë Rumaninë në Stade të France.