Kur ulemi në veturë dhe ndezim motorin, shpesh, duke mos menduar, aktivizojmë klimën, pastaj fillojmë me obligimet tona.
Duke vepruar kështu, jo vetëm që i ekspozohemi rrezikimit të shëndetit vetjak, por edhe shëndetit të familjarëve tanë, transmeton Telegrafi.
Çështja është që duke e lënë veturën jashtë, gjithmonë i mbyllim dritaret. Mirëpo, edhe kur e lëmë veturën në hije, brenda një dite në të mund të mblidhen 400 – 400 mgbenzolatal.
Nëse e keni parkuar veturën në diell, në temperaturë më të lartë se 16 gradë, niveli i benzolit arrin 2.000 – 4.000 mg, gjë që 40 herë më shumë se niveli i lejuar.
Duke u ulur në veturë, në të cilën dritaret kanë qenë të mbyllura, njerëzit fillojnë të thithin benzol, duke mos e ditur që ky helm ndikon në veshka, mëlçi…
Veç kësaj, benzoli nga organizmi shumë ngadalë eliminohet.
Në doracakun për përdorimin e veturës, theksohet që para aktivizimit të aparatit të klimës duhet hapur dritaret disa minuta, mirëpo shkaku nuk është sqaruar, vetëm ekziston paralajmërimi që kjo është një performancë e mirë e veturës.
Arsyetimi mjekësor: Rezultatet e hulumtimit tregojnë që, para se të fillojë të freskojë ajrin, aparati klimës fut brenda gjithë ajrin e ngrohur, dhe bashkë me të – benzolin, helm i cili shkakton kancerin.
Prandaj, sapo të hyni dhe të uleni në veturë, madje edhe kur nuk e ndieni aromën e plastikës së nxehur, hapni dritaret për disa minuta, para se të aktivizoni aparatin e klimës.
Mos i mbyllni dritaret edhe pak minuta, pastaj aktivizoni klimën. Bëni shprehi hapjen e dritareve derisa jeni në veturë në mënyrë që organizmi të mos ngopet me helme, sepse pasojat mund të jenë shumë tragjike. /Telegrafi/