Site icon Telegrafi

“Rrezikon jetën e qytetarëve” – Qytetari nga Kamenica ankohet për shtyllën gjysmë të rrëzuar

Një qytetar nga Komuna e Kamenicës ka shprehur shqetësimin e tij për një shtyllë gjysmë të rrëzuar, ku sipas tij rrezikon jetën e qytetarëve.

Ai përmes platformës ndreqe.com ka thënë se shtylla rrezikohet të rrëzohet dhe kësisoj rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se kjo ndodhet në parkun e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë.

“Shtyllë gjysmë e rrëzuar, që rrezikon të rrëzohet dhe të rrezikojë jetën e qytetarëve. Ndodhet në parkun e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, afër rrugës kryesore. Rr. Skenderbeu”, ka shkruar ai.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me drejtorin për Shërbime Publike në Kamenicë për të parë nëse do të ndërrmarin masa ndaj kësaj, por i njëjti deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur.

Ndryshe, qyteratët nga vende të ndryshme vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre për probleme të ndryshme mjedisore. /Telegrafi/

Exit mobile version