Telegrafi

Rrezet ultravjollcë dhe mbrojtja nga to

Rrezet UVC nuk mund ta kalojnë shtresën e ozonit dhe nuk mund të arrijnë te ne, për këtë arsye janë të panevojshëm kremrat për mbrojtje nga këto rreze.

Rrezet UVB mund të shkaktojnë djegien nga dielli dhe mund të nxisin zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Shkencëtarët besojnë se rrezet UVA janë të padëmshme për lëkurën tonë, mirëpo ekziston një hipotezë se ato mund të depërtojnë shumë më thellë se rrezet UVB, dhe mund t’u ndihmojnë atyre për të shkaktuar kancer.

Për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA zgjidhni llojet e kremrave që në etiketë shkruajnë “me spektër të gjerë”. Ndërsa për t’u mbrojtur nga rrezet UVB zgjidhni kremrat me faktor më të lartë se 15.

Për të pasur mbrojtje më të sigurt nga rrezet e diellit duhet që të qëndroni nën hije nga ora 11 deri në orën 15, përdorni kremra me faktor të lartë (mbi 15) dhe mos u digjni në diell, në periudhën e rrezikshme të ditës (nga ora 11 deri në orën 15) mbulojeni lëkurën me diçka, mbani syze dhe kapelë.