Site icon Telegrafi

Rrezatimi i telefonave celularë dëmton organizmin

Shkencëtarët kanë analizuar 10 gra vullnetare dhe e kanë ekspozuar lëkurën e parakrahëve të tyre ndaj rrezatimit të telefonave celularë të njohur si RF-EMF (Radio Frequency Modulated Electromagnetic Field) gjatë 60 minutash. Pas kësaj kanë marrë nga një copë të prerë të asaj pjese të lëkurës dhe e kanë krahasuar atë me lëkurën e dhjetë grave tjera vullnetare – lëkura e parakrahut e të cilave nuk ka qenë e ekspozuar ndaj këtij rrezatimi. Ata kanë arritur të konkludojnë se qelizat e lëkurës të cilat i janë ekspozuar rrezatimit kanë shfaqur ndryshime.

Shkencëtari Dariusz Leszczynski ka deklaruar se këto ndryshime janë të vogla, por megjithatë ato ekzistojnë. Ai ka thënë se studimi nuk ka përcaktuar rrezikun e mundshëm për shëndetin por vetëm se lëkura reagon në rrezatimin e telefonave celularë.

Ky studim është publikuar në versionin elektronik të revistës BMC Genomics. Janë analizuar 580 proteina në mostrat e lëkurës dhe janë gjetur ndryshime në tetë prej tyre.

Exit mobile version