Bill Gates është një prej personave më të pasur në botë. Suksesi i tij vjen si pasojë e mbështetjes së madhe nga gruaja dhe miqtë për dekada të shumta.
Ishte Paul Allen ai i cili ishte shoku i mirë i Bill-it dhe që të dy e kishin krijuar kompaninë “Microsoft”, transmeton Telegrafi.
Warren Buffett dhe gates në anën tjetër janë po ashtu miq të mirë dhe Gates një pjesë të madhe të suksesit ia atribuon Buffett-it dhe mbështetjes së tij.
Edhe sukseset në organizatën bamirëse “Bill and Melinda gates Foundation” ai ia dedikon gruas së tij, e cila e ka nxitur atë që gjithmonë të arrijë më shumë.
Gjatë viteve të fundit, Gates i ka dhënë dy këshilla për sukses: të ëndërroni shumë dhe të keni një sistem të mirë të mbështetjes.
Ai gjithmonë ka qenë ëndërrimtar dhe i ka shndërruar ëndrrat në realitet.
Rrugëtimi i tij kishte filluar me kompaninë Microsoft, ndërkaq tani fondacioni “Gates” është prej fondacioneve më të mëdha filantropike në botë.
Ëndrra e tij për t’i larguar katër sëmundje deri në vitin 2030 është për t’u lavdëruar.
Është shumë e rëndësishme që ta rrethoni veten me njerëz të duhur. Ju duhet ta rrethoni veten me njerëz që ju sfidojnë, ju inkurajojnë ta jepni më të mirën dhe ju motivojnë të mos hiqni dorë.
Njerëzit e tillë janë aset i vërtetë!
Jo vetëm se ata rriten në jetën profesionale, por edhe ju ndihmojnë të rriteni me ta. Kjo është arsyeja se përse është e rëndësishme t’i ndërroni miqtë që nuk flasin për biznes, para dhe mundësi të reja.
Bill Gates e kishte filluar kompaninë “Microsoft” me shokun e ngushtë Paul. Larry Page e ka filluar kompaninë “Google” me shokun e ngushtë Sergey.
Jack Ma e ka filluar kompaninë “Alibaba” me 16 shokë të tij.
Mark Zuckerberg e ka filluar Facebook me miqtë e tij. /Telegrafi/