Pilates është sport që stërvit mendjen dhe trupin, e bën trupin më të fortë dhe elastik. Me pilates krijohet një ekuilibër mes gjendjes fizike, mendore dhe shpirtërore të njeriut. Më parë është aplikuar nga sportistë dhe balerina, pasi është si një lloj kombinimi i yogas dhe fitnesit, por sot aplikohet edhe nga të tjerët.
Nuk është e domosdoshme marrja e mësimeve private për të praktikuar pilates. Mjafton të informoheni rreth kësaj metode, të përcjellni tutorials e sigurisht të blini paisjet e duhura që iu ndihmojnë për të ushtruar më mirë. Në rast se nuk keni dëshirë të shpenzoni shumë për paisje, me anë të Telegrafi Deals gjithmonë do të kurseni dhe do t’ia plotësoni nevojat vetes.
Ekziston një paisje që mundëson ushtrimin e disa pjesëve të trupit, bëhet fjalë për rrethin elastik.Rrethi elastik apo unaza pilates, me anë të së cilës jo vetë që përfshihet tonifikimi i muskujve të barkut por edhe krahrorit, kofshëve e gjithashtu pjesën e sipërme të krahëve dhe gjoksin.
Jo kot e quajnë rrethi magjik sepse është i lehtë për tu përdorur në shtëpi dhe shansat për tu lënduar me të janë minimale. Ky rreth elastik vjen me 40% zbritje, prej 11.00 euro në vetë 6.60 euro, për të përfituar nga kjo zbritje mjafton të shkruani kodin Telegrafi40.