Telegrafi

Rreth gjysmë milion shikues po përcjellin ndeshjen e Bad News Eagles ndaj legjendave braziliane

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar nga Kosova është duke zhvilluar ndeshjen e mbijetesës në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, kundër legjendave nga Brazili, të ekipit Imperial.

Vetëm mapi i parë ka mbaruar në ndeshjen me formatin ‘Bo3’, të cilën po e ndjekin më shumë se 400 mijë shikues në kohë reale.

Mapi i parë përfundoj në favor të ekipit Imperial, me rezultat 16:13, dhe së shpejti pritet të filloj edhe mapi i dytë ‘Mirage’ i zgjedhur nga ekipi shqiptar.

Ekipet po mundohen të japin lojën e tyre më të mirë, pasi ekipi humbës në këtë ndeshje do të eliminohet përfundimisht nga turneu i cili shpërndan çmime në vlerë 1 milion dollarë.

Për ekipin Bad News Eagles nuk ka filluar edhe mjaftë mirë pasi u mposhtën në mapin e parë, por lojtari i tyre rigoN ishte lojtari me më së shumti eliminime në mapin e parë, me 26 të tilla.

Lexo po ashtu Sener1 dhe rigoN eliminuan të vetëm nga pesë lojtarë - momentet më të mira nga dueli kundër legjendave braziliane

Ndeshja po transmetohet nga streamer të famshëm të eSports, si dhe nga kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube. /Telegrafi/