Telegrafi

Rreth 71 të vdekur pas përmbytjeve në Indonezi dhe në Timorin Lindor

Të paktën 71 njerëz kanë humbur jetën pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor gjatë ditës së diel.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë në vendet fqinje të Azisë Juglindore, derisa digat e tej-mbushura me ujë zhytën mijëra shtëpi.

Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore e deri te Timori Lindor.

Më shumë se 40 njerëz janë ende të zhdukur në Indonezi, dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

“Ka 55 të vdekur, por ky numër është shumë dinamik dhe do të ndryshojë, derisa rreth 42 persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Zbutjen e Katastrofave, Raditya Djati. /Telegrafi/