Site icon Telegrafi

Rreth 55 mijë tifozë të Borussia Dortmund ripërtërijnë biletat sezonale

Klubi i futbollit Borussia Dortmund njoftoi sot (e enjte) se 54.934 tifozë kanë ripërtërirë biletat sezonale për sezonin e ardhshëm 2017-18.

Siç thuhet, 99,88 për qind nga 55.000 pronarë të biletave sezonale nga viti i kaluar, ka vendosur që edhe këtë vit të blejnë biletën vjetore, derisa një gjë të tillë nuk e kanë bërë vetëm 66 tifozë.

Lexo po ashtu Bundesliga fillon më 18 gusht, këto janë çiftet e javës së parë   

Sezonin e kaluar biletën vjetore nuk e kishin ripërtërirë 84 tifozë të Borussia, ndërsa një vit më herët ky numër ishte 93, shumica prej tyre për arsye private, ose ndërrimit të vendbanimit, thuhet në kumtesë.

Borussia Dortmund ka shikueshmëri të madhe të ndeshjeve në terrenin vendor (79.712), pasuar nga Barcelona (77.944) dhe Mançester United (75.290).

Exit mobile version