Telegrafi

Rreth 250 milionë përdorues të Facebook luajnë lojëra

Megjithatë, ky numër ishte i njëjtë edhe në vitin 2010, pas së cilit përdoruesit e Facebook që luanin lojëra filloi të ulej, ndërsa para kësaj periudhe gjysma e përdoruesve të rrjetit social luanin lojëra brenda faqes. 

Sot, Facebook përsëri është duke u rritur si për nga numëri i ndërveprimit të përdoruesve ashtu edhe për nga të hyrat. Momentalisht, numri i atyre që paguajnë për lojëra në Facebook është rritur për 24 për qind, ndërsa 20 për qind e totalit të përdoruesve aktivë të faqes luajnë lojëra. 

Rritja e aktivitetit të lojtarëve brenda Facebook me siguri se është paguar mirë edhe për zhvilluesit e lojërave, të cilët kanë marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga rrjeti social, gjatë vitit 2012. / Telegrafi /